Trajtimi i dhimbjes së gjurit

Dhimbje gjuri?
Rikthehu në lëvizje.

Dhimbja e gjurit mund të të pengojë gjatë ecjes, shkallëve, ushtrimeve apo aktiviteteve të përditshme. Fillojmë me një vlerësim të detajuar për të kuptuar shkakun.

Vlerësim i detajuar
Plan individual
Terapi manuale dhe ushtrime
Fizioterapi për dhimbjen e gjurit në Treka Fizio
60 minuta Trajtim individual në çdo seancë

Çfarë është?

Dhimbja e gjurit mund të shfaqet në mënyra të ndryshme

Dhimbja e gjurit është çdo shqetësim që shfaqet në zonën e gjurit. Mund të fillojë papritur ose gradualisht dhe mund të jetë e lehtë, e fortë apo e përsëritur.

Në disa raste shoqërohet me ënjtje, ngurtësi, dobësi, zhurma gjatë lëvizjes ose ndjesi bllokimi.

Shenjat më të zakonshme

Kur të shqetëson gjuri?

Dhimbja mund të shfaqet gjatë lëvizjes ose edhe pas një aktiviteti të zakonshëm.

01

Gjatë ecjes

Dhimbje ose pasiguri gjatë hapave të zakonshëm.

02

Në shkallë

Dhimbje gjatë ngjitjes ose zbritjes së shkallëve.

03

Gjatë aktivitetit

Shqetësim gjatë vrapimit, palestrës ose sportit.

04

Ënjtje ose ngurtësi

Vështirësi për të përkulur ose drejtuar gjurin.

05

Ndjesi bllokimi

Ndjesia sikur gjuri nuk lëviz lirshëm.

06

Dobësi

Pasiguri ose mungesë stabiliteti gjatë mbështetjes.

Shkaqet

Problemi nuk është gjithmonë vetëm te gjuri

Dhimbja mund të lidhet me muskujt, stabilitetin, mënyrën si ecën apo mënyrën si shpërndahet ngarkesa në gjithë trupin.

01

Mbingarkesë gjatë aktivitetit fizik

02

Dobësi e muskujve rreth gjurit

03

Mungesë stabiliteti

04

Lëvizje të përsëritura

05

Teknikë jo e përshtatshme gjatë sportit

06

Dëmtime të ligamenteve ose strukturave të gjurit

Aktiviteti fizik

A duhet ta ndalosh aktivitetin?

Jo gjithmonë. Në shumë raste nuk është e nevojshme të ndalosh plotësisht aktivitetin.

Duhet të kuptojmë shkakun dhe të përshtatim ngarkesën, ushtrimet dhe ritmin e rikthimit.

Trajtimi në Treka Fizio

Si trajtohet dhimbja e gjurit?

Trajtimi përshtatet sipas shkakut, gjendjes dhe aktivitetit që dëshiron të rikthesh.

01

Vlerësimi

Vlerësojmë gjurin, forcën, stabilitetin dhe mënyrën si lëviz i gjithë trupi.

02

Trajtimi manual

Punojmë për të ulur dhimbjen dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.

03

Ushtrimet

Forcojmë muskujt dhe përmirësojmë kontrollin dhe stabilitetin.

04

Rikthimi në aktivitet

Të ndihmojmë të rikthehesh gradualisht në përditshmëri ose sport.

Pse Treka Fizio?

Trajtim që përshtatet për ty

Nuk përdorim të njëjtin program për të gjithë. Çdo trajtim fillon duke kuptuar problemin dhe objektivat e tua.

Mëso më shumë për ne

Vlerësim i detajuar

Trajtim individual

Terapi manuale dhe ushtrime

Ndjekje e progresit

Program ushtrimesh për në shtëpi

Kur duhet të kërkosh ndihmë?

Kur dhimbja po të kufizon, është koha ta vlerësosh

Kërko ndihmë nëse dhimbja përsëritet, përkeqësohet, shoqërohet me ënjtje ose të pengon në aktivitetet e përditshme.

Rezervo një Takim
Vizita Vlerësim i detajuar

Fillojmë duke kuptuar problemin tënd.

Seanca 60 minuta

Trajtim individual me fizioterapistin.

Qëllimi Rikthimi në lëvizje

Me më pak dhimbje dhe më shumë siguri.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për dhimbjen e gjurit

A kalon vetë dhimbja e gjurit? +

Në disa raste mund të qetësohet, por nëse përsëritet ose përkeqësohet, duhet vlerësuar.

A mund të bëj palestër kur më dhemb gjuri? +

Varet nga shkaku. Shpesh mund të vazhdosh me ushtrime të përshtatura dhe me ngarkesë të kontrolluar.

Sa seanca duhen? +

Numri i seancave varet nga shkaku, kohëzgjatja e problemit dhe reagimi ndaj trajtimit. Plani përcaktohet pas vlerësimit.

A ndihmon fizioterapia pas dëmtimit të gjurit? +

Po. Fizioterapia ndihmon në rikthimin e lëvizjes, forcës, stabilitetit dhe sigurisë gjatë aktivitetit.