PLAN PERSONAL USHTRIMESH
Një plan ushtrimesh
i ndërtuar për ty.
Vlerësojmë gjendjen tënde dhe përcaktojmë ushtrimet që mund të ndjekësh në mënyrë të pavarur në shtëpi.
PËR KË ËSHTË?
Kur nuk ke nevojë për trajtim të vazhdueshëm në klinikë.
Nëse pas vlerësimit rezulton se mund të punosh në mënyrë të pavarur, fizioterapisti ndërton një plan ushtrimesh sipas nevojave dhe objektivave të tua.
ÇFARË PËRFSHIN
Vlerësim + plan i personalizuar.
Fillojmë duke kuptuar gjendjen tënde dhe ndërtojmë një program që mund ta ndjekësh në mënyrë të pavarur.
Vlerësim Klinik
Vlerësojmë gjendjen, lëvizjen dhe nevojat e tua.
Matje sipas nevojës
Kur është e nevojshme përdorim matje objektive me teknologji VALD HumanTrak.
Plan Personal
Përzgjedhim ushtrimet dhe ndërtojmë programin sipas objektivave të tua.
Udhëzime të qarta
Të shpjegojmë si duhet të realizohen ushtrimet dhe si ta ndjekësh planin.
SI FUNKSIONON
Nga vlerësimi te programi yt.
Një proces i thjeshtë që të ndihmon të kuptosh çfarë duhet të bësh dhe si duhet ta bësh.
Vlerësimi
Kuptojmë gjendjen dhe objektivat e tua.
Planifikimi
Fizioterapisti zgjedh ushtrimet e përshtatshme.
Ushtrimet
Ndjek programin në mënyrë të pavarur në shtëpi.
AKSES VIDEO
Ushtrimet e tua,
gjithmonë me vete.
Nëse dëshiron, mund të marrësh akses në videot e ushtrimeve të përzgjedhura nga fizioterapisti.
Aksesi në video nuk përfshihet në çmimin e Planit Personal dhe mund të rinovohet sipas nevojës.
CILA ËSHTË ZGJEDHJA E DUHUR?
Plan në shtëpi apo trajtim në klinikë?
Zgjedhja varet nga gjendja jote dhe niveli i mbështetjes që ke nevojë gjatë rikuperimit.
Plan Personal
Kur mund të punosh në mënyrë të pavarur dhe nuk ke nevojë për trajtim të vazhdueshëm.
Rikthim në Lëvizje
Kur ke nevojë për trajtim, ndjekje të progresit dhe një program rehabilitimi të strukturuar.
VLERËSIM + PLAN
Plan Personal Ushtrimesh
Vlerësim, matje sipas nevojës dhe ndërtimi i programit individual.
QASJA JONË
Jo të gjithë kanë nevojë për seanca fizioterapie.
Nëse vlerësimi tregon se mund të punosh vetë, të japim planin dhe udhëzimet që të duhen.
Shiko programet & çmimet →
