Trajtimi i dhimbjes së gjurit
Dhimbje gjuri:
shkaqet, simptomat dhe trajtimi.
Dhimbja e gjurit mund të shfaqet gjatë ecjes, aktivitetit ose edhe në pushim dhe mund të shoqërohet me ënjtje, ngurtësi apo pasiguri. Vlerësimi klinik na ndihmon të kuptojmë simptomat, lëvizjen dhe faktorët që mund të ndikojnë te problemi.

Çfarë është?
Çfarë është dhimbja e gjurit?
Dhimbja e gjurit është çdo shqetësim që shfaqet në zonën e gjurit. Mund të fillojë papritur ose gradualisht dhe mund të jetë e lehtë, e fortë apo e përsëritur.
Në disa raste shoqërohet me ënjtje, ngurtësi, dobësi, zhurma gjatë lëvizjes ose ndjesi bllokimi.
Shenjat më të zakonshme
Kur të shqetëson gjuri?
Dhimbja mund të shfaqet gjatë lëvizjes ose edhe pas një aktiviteti të zakonshëm.
Gjatë ecjes
Dhimbje ose pasiguri gjatë hapave të zakonshëm.
Në shkallë
Dhimbje gjatë ngjitjes ose zbritjes së shkallëve.
Gjatë aktivitetit
Shqetësim gjatë vrapimit, palestrës ose sportit.
Ënjtje ose ngurtësi
Vështirësi për të përkulur ose drejtuar gjurin.
Ndjesi bllokimi
Ndjesia sikur gjuri nuk lëviz lirshëm.
Dobësi
Pasiguri ose mungesë stabiliteti gjatë mbështetjes.
Shkaqet
Problemi nuk është gjithmonë vetëm te gjuri
Dhimbja mund të lidhet me muskujt, stabilitetin, mënyrën si ecën apo mënyrën si shpërndahet ngarkesa në gjithë trupin.
Rritje ose ndryshim i ngarkesës fizike
Ndryshime në forcë dhe kapacitet fizik
Dëmtime të ligamenteve, meniskut ose strukturave të tjera
Ngarkesa të përsëritura gjatë punës ose sportit
Ndryshime degjenerative ose irritim i artikulacionit
Faktorë individualë dhe mënyra si gjuri toleron ngarkesën
Vendndodhja e dhimbjes
Dhimbje në gjurin e majtë, të djathtë, anash apo mbrapa?
Dhimbja mund të ndihet në njërin gju, në të dy gjunjët, përpara, anash ose mbrapa gjurit. Vendndodhja është një informacion i dobishëm, por nuk mjafton e vetme për të përcaktuar shkakun.
Gjatë vlerësimit shohim kur shfaqet dhimbja, çfarë lëvizjesh e ndryshojnë, nëse ka ënjtje, bllokim ose pasiguri dhe si reagon gjuri ndaj ngarkesës.
Aktiviteti fizik
A duhet ta ndalosh aktivitetin?
Jo gjithmonë. Në shumë raste nuk është e nevojshme të ndalosh plotësisht aktivitetin.
Duhet të kuptojmë shkakun dhe të përshtatim ngarkesën, ushtrimet dhe ritmin e rikthimit.
Gjatë shkallëve
Pse mund të dhembë gjuri kur ngjit ose zbret shkallët?
Shkallët kërkojnë më shumë forcë dhe kontroll nga gjuri sesa ecja në terren të sheshtë. Dhimbja gjatë ngjitjes ose zbritjes mund të lidhet me mënyrën si gjuri toleron këtë ngarkesë.
Kjo simptomë mund të shfaqet në probleme të ndryshme, ndaj vetëm fakti që gjuri dhemb në shkallë nuk përcakton diagnozën. Vlerësimi ndihmon të kuptojmë çfarë po e provokon te ti.
Trajtimi në Treka Fizio
Si trajtohet dhimbja e gjurit?
Trajtimi përshtatet sipas simptomave, gjetjeve të vlerësimit, kapacitetit fizik dhe aktivitetit ku dëshiron të rikthehesh.
Vlerësimi
Vlerësojmë gjurin, forcën, stabilitetin dhe mënyrën si lëviz i gjithë trupi.
Trajtimi manual
Punojmë për të ulur dhimbjen dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.
Ushtrimet
Forcojmë muskujt dhe përmirësojmë kontrollin dhe stabilitetin.
Rikthimi në aktivitet
Të ndihmojmë të rikthehesh gradualisht në përditshmëri ose sport.
Ënjtja e gjurit
Kur dhimbja shoqërohet me ënjtje
Ënjtja mund të shfaqet pas një dëmtimi, pas një ngarkese të pazakontë ose së bashku me probleme të ndryshme të gjurit. Rëndësi ka kur filloi, sa zgjat dhe me çfarë simptomash të tjera shoqërohet.
Nëse ënjtja është e madhe, shfaqet papritur, gjuri është shumë i nxehtë ose nuk mund të mbështetesh në këmbë, kërko vlerësim mjekësor.
Pse Treka Fizio?
Trajtim që përshtatet për ty
Nuk përdorim të njëjtin program për të gjithë. Çdo trajtim fillon duke kuptuar problemin dhe objektivat e tua.
Mëso më shumë për ne →Vlerësim i detajuar
Trajtim individual
Terapi manuale dhe ushtrime
Ndjekje e progresit
Program ushtrimesh për në shtëpi
Kur duhet të kërkosh ndihmë?
Kur dhimbja po të kufizon, është koha ta vlerësosh
Kërko ndihmë nëse dhimbja përsëritet, përkeqësohet, shoqërohet me ënjtje ose të pengon në aktivitetet e përditshme.
Rezervo një Takim →Fillojmë duke kuptuar problemin tënd.
Trajtim individual me fizioterapistin.
Me më pak dhimbje dhe më shumë siguri.
Pyetje të shpeshta
Pyetje për dhimbjen e gjurit
A kalon vetë dhimbja e gjurit? +
Në disa raste mund të qetësohet, por nëse përsëritet ose përkeqësohet, duhet vlerësuar.
A mund të bëj palestër kur më dhemb gjuri? +
Varet nga shkaku. Shpesh mund të vazhdosh me ushtrime të përshtatura dhe me ngarkesë të kontrolluar.
Sa seanca duhen? +
Numri i seancave varet nga shkaku, kohëzgjatja e problemit dhe reagimi ndaj trajtimit. Plani përcaktohet pas vlerësimit.
A ndihmon fizioterapia pas dëmtimit të gjurit? +
Po. Fizioterapia ndihmon në rikthimin e lëvizjes, forcës, stabilitetit dhe sigurisë gjatë aktivitetit.

