Trajtimi i dhimbjes së mesit
Dhimbje mesi?
Kupto shkakun.
Dhimbja e mesit mund të të pengojë gjatë punës, gjumit, ecjes apo lëvizjeve të përditshme. Fillojmë me një vlerësim të detajuar për të kuptuar problemin tënd.

Çfarë është?
Dhimbja mund të mbetet në mes ose të përhapet drejt këmbës
Dhimbja e mesit është dhimbje ose tension në pjesën e poshtme të shpinës. Mund të jetë e lehtë, e fortë, e vazhdueshme ose të shfaqet vetëm gjatë disa lëvizjeve.
Te disa persona mbetet vetëm në mes. Te të tjerë mund të përhapet drejt vitheve ose këmbës dhe të shoqërohet me mpirje apo ndjesi shpimi.
Shenjat më të zakonshme
Si po të kufizon dhimbja?
Dhimbja e mesit mund të shfaqet gjatë lëvizjes, qëndrimit ulur ose edhe pas pushimit.
Kur rri ulur
Dhimbje ose tension pas qëndrimit të gjatë në karrige.
Kur ngrihesh
Ngurtësi ose vështirësi gjatë ngritjes nga krevati apo karrigia.
Kur përkulesh
Dhimbje gjatë përkuljes ose ngritjes së një peshe.
Drejt këmbës
Dhimbje që përhapet drejt vitheve ose njërës këmbë.
Mpirje ose shpim
Ndjesi mpirjeje, shpimi ose djegieje në këmbë.
Dhimbje e përsëritur
Dhimbje që qetësohet përkohësisht dhe rikthehet përsëri.
Shkaqet
Jo çdo dhimbje mesi është hernie diskale
Dhimbja mund të lidhet me muskujt, mënyrën si lëviz, pozicionin gjatë punës, nivelin e aktivitetit ose problemet e diskut. Për këtë arsye, vlerësimi është hapi i parë.
Qëndrim i gjatë ulur
Pozicion jo i përshtatshëm gjatë punës
Dobësi e muskujve stabilizues
Mungesë lëvizjeje gjatë ditës
Ngarkesë fizike ose lëvizje të përsëritura
Hernie diskale ose probleme të diskut
Qëndrimi ulur
Pse të dhemb mesi kur rri ulur?
Kur qëndron për shumë kohë në të njëjtin pozicion, muskujt lodhen dhe ngarkesa në pjesën e poshtme të shpinës mund të rritet.
Trajtimi nuk duhet të fokusohet vetëm te dhimbja, por edhe te mënyra si ulesh, lëviz dhe organizon ditën.
Trajtimi në Treka Fizio
Si trajtohet dhimbja e mesit?
Trajtimi ndërtohet sipas shkakut, simptomave dhe mënyrës si dhimbja ndikon në përditshmërinë tënde.
Vlerësimi
Vlerësojmë dhimbjen, lëvizjen, forcën dhe simptomat që mund të përhapen drejt këmbës.
Terapi manuale
Punojmë për të ulur tensionin dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.
Ushtrime
Përmirësojmë forcën, kontrollin dhe stabilitetin e trungut.
Rikthimi në aktivitet
Të ndihmojmë të rikthehesh gradualisht në punë, ecje dhe aktivitet fizik.
Trajtimi pa operacion
Në shumë raste, fizioterapia është hapi i parë
Shumë probleme të mesit mund të trajtohen pa ndërhyrje kirurgjikale, veçanërisht kur lidhen me muskujt, lëvizjen, posturën ose probleme të diskut që nuk kërkojnë operacion.
Nëse gjatë vlerësimit shfaqen shenja që kërkojnë kontroll të mëtejshëm, të orientojmë drejt mjekut specialist.
Pse Treka Fizio?
Nuk trajtojmë vetëm simptomën
Fokusohemi te shkaku, mënyra si lëviz trupi dhe zakonet që mund ta mbajnë dhimbjen aktive. Plani përshtatet sipas gjendjes dhe objektivave të tua.
Mëso më shumë për ne →Vlerësim i detajuar
Trajtim individual
Terapi manuale dhe ushtrime
Këshilla për lëvizjet e përditshme
Program ushtrimesh për në shtëpi
Kur duhet të kërkosh ndihmë?
Mos prit që dhimbja të të kufizojë më shumë
Rezervo një vizitë nëse dhimbja përsëritet, përhapet drejt këmbës, shoqërohet me mpirje ose të pengon në punë, gjumë dhe aktivitetet e përditshme.
Rezervo një Takim →Fillojmë duke kuptuar shkakun e dhimbjes.
Trajtim individual me fizioterapistin.
Me më shumë siguri në aktivitetet e përditshme.
Pyetje të shpeshta
Pyetje për dhimbjen e mesit
A është normale të më dhembë mesi çdo mëngjes? +
Nëse dhimbja përsëritet çdo mëngjes, mund të lidhet me ngurtësinë, mënyrën si fle, muskujt ose problemet e diskut. Një vlerësim ndihmon të kuptohet shkaku.
A duhet të pushoj totalisht? +
Jo gjithmonë. Pushimi i shkurtër mund të ndihmojë në fazën akute, por qëndrimi pa lëvizur për shumë kohë mund ta përkeqësojë problemin.
Sa seanca duhen? +
Varet nga shkaku, kohëzgjatja e dhimbjes dhe reagimi ndaj trajtimit. Plani përcaktohet pas vizitës fillestare.
A ndihmon fizioterapia për hernie diskale? +
Po, në shumë raste fizioterapia ndihmon në uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizjes dhe rikthimin gradual në aktivitet. Çdo rast duhet vlerësuar individualisht.

