Fizioterapia Neurologjike eshte nje fushe e specializuar e fizioterapise e fokusuar ne trajtimin e individeve me semundje neurologjike si Aksidenti cerbrovaskular, Parkinson, Skleroza multiple, Hernia diskale, demtime nervore periferike. Fizioterapia jo vetem qe i ndihmon pacientet te rifitojne levizjen, forcen, ekuilibrin ose koordinimin, por edhe ndjenjen e besimit dhe pavaresise.
Aksidenti cerebrovaskular ndodh kur furnizimi me gjak ne nje pjese te trurit eshte i nderprere, duke privuar qelizat e trurit nga oksigjeni dhe lendet ushqyese. Kjo shkakton paralize te gjysmes se trupit, humbje te levizshmerise, probleme me ekuilibrin, probleme me vemendjen dhe funksionet konjitive. Fizioterapia neurologjike permireson ne menyre te konsiderueshme nivelet e funksionimit te pacienteve, riedukon trurin dhe trupin permes levizjes qe lejon perparimin e metejshem ne rehabilitim.
Parkinson eshte nje semundje kronike, progresive, degjenerative e trurit, dhe simptomat kryesore jane ulja e levizshmerise, ngurtesim, tremor (dridhje) ne qetesi, humbja e ekuilibrit dhe perkeqesimi i postures me kalimin e kohes. Fizioterapia luan nje rol kyç ne kujdesin e pacienteve me Parkinson. Fizioterapia eshte trajtimi me i zakonshem jo medikamentoz i rekomanduar per Parkinsonin. Qellimi i fizioterapise eshte te permiresoj cilesine e jetes se pacientit duke rritur ose ruajtur nivelin e pavaresise, mireqenies dhe sigurise se pacientit. Keto synime mund te arrihen duke parandaluar rezimet dhe pasivitetin, duke reduktuar kufizimin e aktivitetit te pacientit dhe duke rritur aktivitetin funksional.
Skleroza multiple eshte semundje autoimmune e sistemit nervor qendror, e cila karakterizohet nga humbja e mielines (diemilinizim). Simptomat me te shpeshta jane lodhja, humbja e levizshmerise, ngurtesimin muskular (spasticitet), problem me ecjen dhe rrezime te shpeshta, mpirje dhe dobesi ne nje ose disa gjymtyre qe perparojne deri ne paralize, çrregullime te shikimit dhe dhimbje. Fizioterapia ndihmon ne permiresimin e siptomave te pacienit, lirimin e ngurtesise dhe uljen e dhimbjes, permiresimin e ecjes dhe rritjen e rezistences se pacientit.
Hernia diskale shkaktohet nga spostimi i diskut intervertebral i cili me pas mund te shtypi nervat periferik dhe te krijoj dhimbje. Zonat me te shpeshta qe hernia diskale ndoh jane zona e qafes (hernia diskale cervicale) dhe zona e mesit (hernia diskale lumbare). Simptomat kryesore jane dhimbje ne zonen e qafes e cila rrezaton ne dore deri te gishtat ose dhimbje ne zonen e mesit e cila me pas rezaton deri te kemba. Fizioterapia eshte trajtimi kryesor per herniet diskale me qellim rifillimin e ushtrimeve dhe levizjeve, kontrollin e dhimbjes dhe edukimin e pacientit per levizjet e duhura dhe te sakta per hernien qe ka.