Ne rastet e diagnozave pediatrike si fizioterapist fokusohemi ne vleresimin, identifikimin dhe diagnostikimin e zhvillimit psikomotorik te femijeve dhe trajtimin e veshtiresive te zhvillimit motorik dhe levizjes se femijes. Trajtohen shume semundje neurologjike si plexus brachialis, paraliza cerebrale infantile, semundje ortopedike si skolioza, hiperkifoza juvenile dhe torticollis. Me fizioterapi ndihmojme femijet te arrij zhvillimin fizik optimal te tyre. Trajtimi mund te perfshije teknika manuale per indet e buta, mobilizim, shtrirje, ushtrime specifike terapeutike dhe edukim i femijes dhe prindit.
Skolioza eshte nje devijim i shtylles kurrizore ne forme S ose C. Gjate ekzaminimit te skoliozes vleresohet postura e femijes, aftesite fizike te tij, vleresohet ekzaminimi radiologjik ku percaktojme kendin Cobb i cili nga tregon devijimin e shtylles kurrizore. Terapia e femijeve me skolioze fokusohet ne ushtrime posturale dhe respiratore me metoden Schroth, metoden Dynamic Neuromuscular Stabilization dhe konceptin Spiraldynamik. Kombinimi i ketyre metodave bene qe postura te forcohet me shume dhe devijimi te permiresohet me kalimin e kohes.
Torticollis eshte shkurtimi i muskulit sternocleidomastoid i cili sjell si pasoje devijimin dhe rrotullimin e kokes se femijes ne nje ane. Simptomat kryesore jane vonesa e rrotullimit te kokes, probleme ne zhvillimin motoric te femijes gjate vitit te pare te jetes dhe nese nuk trajtohet shkon deri ne devijim te shtylles kurrizore dhe skolioze. Torticollis trajtohet me terapi manuale, teapi ushtrimore per femijen dhe edukimin e prindit.
Paraliza e plexus barchialis eshte demtim plexus brachialis gjate lindjes i cili sjell si pasoje paralize te gjymtyres se siperme. Femija nuk ka aftesi te ngrej doren, te levizi doren dhe nese nuk behet fizioterapi ne kohe kjo mund te shkaktoj dobesim total te muskulatures dhe zhvillim me te vogel te gjymtyres se prekur dhe deri ne devijim te shtylles kurrizore. Gjate fizioterapise perdorim metoden Bobath per stimulimin sa me te madhe te ekstremitetit, metoden Proprioceptive Neuromuscular Fascilitation per forcimin muskular dhe terapi postural me metoden Dynamic Neuromuscular Stabilization per permiresimin e postures dhe parandalimin e devijimeve te shtylles kurrizore.
Programet e fizioterapise peditrike kane si synim te optimizojne shendetin, mireqenien dhe aftesite e çdo femije per t’i mundesuar ata te levizin dhe te marrin pjese ne aktivitetet e perditshme, si loja, mesimi, shkuarja ne shkolle dhe te qenit pjese e nje familjeje dhe komuniteti.