Fizioterapia sportive dhe ushtrimore ka si qellim parandalimin dhe menaxhimin e lendimeve qe vijne nga pjesemarrja ne sport dhe ushtrime ne te gjitha moshat dhe ne te gjitha nivelet e aftesise. Fizioterapia ne sport ndihmon ne rikuperimin pas demtimeve sportive si demtime te ligamenteve ose artikulacioneve nga sporti specifik, dhimbjeve te shpines dhe mesit, rehabilitimin pas operacioneve per arsye te nje demtimi sportive. Gjithahstu qellimi i fizioterapise eshte keshillimi dhe edukimi i sportistit per pjesemarrjen e sigurt ne sport dhe stervitje, forcimin e levizjeve specifike te sportistit, permiresimin e aftesive fizike dhe permiresimin e performances ne sport.
Lendimet sportive jane lendime me performance te larte qe kerkojne kujdes maksimal. Ne si fizioterapist punojme ngushte me atletin per te identifikuar kerkesat e sportit te caktuar dhe per te nxjerre rezultatin me te mire pas lendimit ne performance. Ne varesi te sportit, krijohet nje program rehabilitimi i personalizuar per te ndihmuar atletin te kthehet ne sport.
Demtimet muskulare mund te ndodhi nga nje terheqje muskulare dhe eshte nje nga demtimet me te zakonshme sportive qe ndodhin shpesh kur nje muskul shtrihet dhe keputet.
Tendiniti eshte nje inflamacion i tendinit, i shoqeruar me mbiperdorim, por gjithashtu mund te zhvillohet kur nje demtim traumatik krijon mikro-çarje ne fibrat e muskujve.
Frakturat e stresit jane gjithashtu nje forme e demtimit te perdorimit te tepert. Kjo ndodh kur muskujt nuk jane me ne gjendje te thithin dhe menaxhojne presionin, duke rezultuar ne nje frakture. Frakturat e stresit zakonisht prekin pjesen e gjymtyreve te poshtem dhe grate atlete jane me te prirura ndaj lendimeve te tilla.
Kontuzionet jane demtim i drejtperdrejte ne muskul qe shkaktohet nga rrezime dhe goditje. Sa me e madhe te jete shpejtesia qe goditet lojtari, aq me i rende eshte demtimi, i cili rezulton ne enjtje dhe mavijosje te zones.
Demtimet e supit ndodh per shkak te levizjeve te perseritura lart gjate lojes. Keto levizje koncentrike dhe ekscentrike te perseritura vendosin kerkesa per te mbajtur nivele te larta te kontrollit muskulor, te nevojshme per te ruajtur stabilitetin e artikulacionit glenohumeral.
Fasciiti plantar eshte inflamacioni i ligamentit te fascies ne shputen e kembes qe lidh thembren me pjesen e perparme te kembes. Sforcimi i tepert dhe stresi jane arsyeja kryesore pas kesaj forme demtimi dhe zakonisht trajtohet ushtrime specifike.
Ne varesi te demtimit fizioterapia ndihmon me ushtrime qe stimulojne indet dhe muskujt e lendimit per te rivendosur levizjen e plote fizike dhe rehabilitimin total. Gradualisht prezantohen ushtrime te ndryshme rezistence dhe forcuese me qellim reduktimin e dhimbjes dhe rikuperim te personalizuar sipas llojit te demtimit, ne menyre qe te lehtesohet me mire i gjithe procesi i rikuperimit.