Fizioterapi Osteomuskulare dhe Muskuloskeletare eshte trajtimi i nje game te gjere lendimesh, çrregullimesh dhe semundjesh qe prekin kyçet (artikulacionet), muskujt, ligamentet dhe tendinat. Artrozat, dhimbjet e kyçeve, gjendjet komplekse te dhimbjes si artriti dhe problemet pas disa procedurave kirurgjikale (fraktura, endoproteza) jane shembuj te çeshtjeve qe fizioterapia muskuloskeletare mund te ndihmoje ne trajtimin.

Fizioterapia muskuloskeletare eshte nje kombinim i teknikave dhe strategjive per te ndihmuar ne rivendosjen e levizjes dhe funksionit. Teknikat perfshijne terapi manulae per te permiresuar levizshmerine e indeve dhe artikulacioneve, fizioterapi ushtrimore duke u fokusuar ne praktikimin e levizjeve specifike dhe edukimin e pacientit per levizjet e sakta per problemin qe ka. GJithahstu terapia posturale eshte e rendesishme ne permiresimin dhe forcimin e postures per te parandaluar ridemtimin e pacientit. Kombinimi specifik i teknikave do te varet nga diagnoza dhe simptomat e pacientit.

Kush mund te perfitoje nga fizioterapia?

  • Pacientet qe kane dhimbje te mesit dhe shpines
  • Pacientet me dhimbje kronike te qafes dhe spondilozartroze
  • Pacientet me artrit ose artroze, gonartroze, koksartroze
  • Pacientet me osteoporoze
  • Pacientet pas operacioneve te artikulacioneve si endoproteza ose artroskopi
  • Pacientet pas traumave, frakturave dhe demtime te tjera fizike.