Fizioterapia kardiorespiratore eshte nje fushe e fizioterapise qe eshte e specializuar ne parandalimin, rehabilitimin dhe permiresimin e simptomave respiratore te pacienteve me semundje kronike respiratore dhe kardiologjike. Personat qe perfitojne nga fizioterapia respiratore jane pacientet me Semundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK), Asthma bronkiale, fibroza cistike, infarkti miokardit, pacientet pas operacioneve ne zemer dhe pulmone, pacientet me emfizem dhe semundje te tjera shoqeruese.

Trajtimi i fizioterapise perfshine ushtrime te thella te frymemarrjes me qellim rritjen e vellimit te mushkerive dhe teknika praktike dhe ushtrime per lehtesimin e frymemarrjes per zgjerimin e kapacitetit te mushkerive. Teknika vibrimi dhe perkusioni (goditje) perdoren me qellim lirimin e sekrecioneve dhe lehtesimin e kolles. Ne rehabilitimin e ketyre pacienteve perodren ushtrime te pershtatura individualisht per te kontrolluar modelin e frymemarrjes, per te ndertuar forcen dhe qendrueshmerine e muskujve dhe per te permiresuar shendetin dhe mireqenien e pergjithshme. Nje element kryesor i fizioterapise kardiorespiratore eshte edukimi i pacientit, keshillimi dhe krijimi i nje palni ushtrimor afatgjate sipas nevojes dhe simptomave te pacientit.