Kursi i fizioterapise 5 muaj ka per qellim ti jap mundesine fizioterapisteve apo studenteve te fizioterapise te mesojne teknika te ndryshme dhe ti zbatojne ato me pacientet e tyre.
Informacione per kursin:
- Realizohet 100% praktik
- Kursi eshte 1 here ne jave nga 2 ore
- Orari eshte paradite 09:00 – 11:00
- Kushton ne total 50,000 leke
Per tu regjistruar na kontaktoni ne numrin 068 94 60 692
ose na shkruani ne
Qellimi i kursit eshte te aftesoj fizioterapistet te bejne nje ekzaminim te detajuar fizioterapeutik pacienteve me diagnoza te ndryshme neurologjike, reumatizmale, ortopedike dhe respiratore. Te shkruajne dhe aplikojne praktikisht nje protokoll te mirefillte trajtimi te diagnozave te ndryshme ortopedike, reumatologjike, neurologjike dhe respiratore sipas simptomatologjise perkatese.
Gjithashtu ndihmon te gjithe ata qe duan te pregatiten per provimin e licenses gjermane.
Programi praktik i detajuar:
Ekzaminimi i pergjithshem | ||
Ore | Tema | Specifikime |
1 | Anamneza | Dokumentacioni dhe menyra e marrjes se anamnezes. Bazat e pergjithshme. Sistemi i flamujve. |
1 | Ekzaminimi Vizual – Inspektim | Vleresimi i postures, lekures, muskujit, ekstremitetet. Sistemi i flamujve. |
2 | Ekzaminimi – Palpim | Ekzaminimi i shtyllës kurrizore, pelvis, ekstremitetet, lëkura, muskujt. |
2 | Antropometria dhe somatometria | Matjet antropometrike të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme, trungut. |
2 | Goniometria | Teknikat e matjes me goniometër për ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme, dhe trungu. |
2 | ROM pasiv dhe aktiv. Ushtrimet kondicioni pasive dhe aktiveper pacientet e hospitalizuar. Pozicionimi ne shtrat | Manovrime me pacientin, vlerësimi i shenjave jetësore, transferimet në shtrat. Ushtrimet e kondicionit. |
Rehabilitimi i patologjive Osteomuskulare | ||
2 | Regioni Cervikal | Diagnoza diferenciale – plan ekzaminimi i detajuar dhe protokolli i trajtimit të dëmtimeve të regjionit Cervikal me teknika miofasciale dhe terapi ushtrimore sipas metodës Dynamic Neuromuscular Stabilization. |
2 | Regioni Torakal | |
2 | Regioni Lumbar | |
2 | Artikulacioni koksofemoral | Diagnoza diferenciale – plan ekzaminimi i detajuar dhe protokolli i trajtimit të patologjive reumatologjike dhe ortopedike me teknika miofasciale dhe teknika ushtrimore |
2 | Artikulacioni i gjurit | |
2 | Kavilja | |
2 | Artikulacioni glenohumeral | |
2 | Berryli dhe kyci i dores | |
2 | Skolioza | Ekzaminimi dhe protokolli i trajtimit. Ekzaminimi dhe protokolli i trajtimit me metodën Scroth, konceptin Spyraldynamik dhe metodën Dynamic Neuromuscular Stabilization |
Rehabilitimi i patologjive neurologjike | ||
2 | Ekzaminimi Neurologjik | Ekzaminimi i nervave kranial, reflekset tendinoze, reflekset patologjike irituese dhe ato te forces, spasticiteti, rigiditeti, ekuilibri etj. |
2 | Sëmundje të Sistemit Nervor Qendror | Rast klinik Aksident Cerebrovaskular- plan ekzaminimi i detajuar dhe protokolli i trajtimit me metoden Bobath |
3 | Sëmundje të Sistemit Nervor Qendror | Rast klinik dëmtim i palcës kurrizore, skleroza multiple, parkinson – plan ekzaminimi i detajuar dhe protokolli i trajtimit me metodën Bobath |
2 | Semundje SNP | Komprimimi dhe parezat periferike te nervave periferik. Ekzaminimi i detajuar dhe protokolli i trajtimit. |
2 | Hernia diskale | Ekzaminimi i detajuar dhe protokolli i trajtimit me Metodën McKenzie |
Rehabilitimi semundjeve Kardio-respiratore | ||
3 | Fizioterapia ne Semundjet Obstruktive dhe Restriktive | Teknika ekzaminimi dhe protokoll trajtim respirator. Marrja e informacionit mbi Drenazhi Autogjen, Drenazhi Postural, Cikli aktiv i Teknikave te Frymemarrjes. |
Fizioterapia ne Semundjet Kardiologjike | Protokolli i trajtimit fizioterapeutik i sëmundjeve kardiologjike si Kardiomiopatia, Infarkti i miokardit, Miokarditi, Perikarditi dhe Endokarditi. |
Secila teme do te kryhet praktikisht. Materialet teorike do te jene ne dispozicion per cdo teme.