RIKTHIM NË LËVIZJE
Më shumë se
seanca fizioterapie.
Një program i strukturuar që fillon me vlerësimin, vazhdon me trajtimin dhe mat progresin gjatë rrugës.
Shiko programet →NJË QASJE E PLOTË
Nuk po zgjedh vetëm një numër seancash.
Programi ndërtohet sipas gjendjes tënde, objektivave dhe rezultateve të vlerësimit.
Gjatë trajtimit monitorojmë progresin dhe përshtatim programin kur është e nevojshme.
PROGRAMI I PLOTË
Çfarë përfshihet?
Programi kombinon vlerësimin, trajtimin, ushtrimet dhe ndjekjen e progresit në një proces të vetëm.
Vlerësim Klinik
Ekzaminim dhe protokoll testesh sipas rastit.
Matje objektive
Matje teknologjike me VALD HumanTrak sipas nevojës.
Plan individual
Program rehabilitimi i përshtatur për ty.
Seanca të personalizuara
Trajtim dhe ushtrime sipas objektivave të programit.
Ushtrime në shtëpi
Program personal për të vazhduar edhe jashtë klinikës.
Monitorim progresi
Ndjekim ndryshimet gjatë gjithë programit.
Rivlerësim
Krahasojmë rezultatet dhe përshtatim hapat e mëtejshëm.
Akses në ushtrimet video
Programi yt i ushtrimeve i aksesueshëm edhe në shtëpi.
ZGJIDH PROGRAMIN
S, M apo L?
Të tre programet përfshijnë të njëjtën qasje. Ndryshon kohëzgjatja e trajtimit.
Pas vlerësimit, fizioterapisti rekomandon programin që i përshtatet gjendjes dhe objektivave të tua.
SI FUNKSIONON
Nga vlerësimi te progresi.
Çdo fazë e programit lidhet me tjetrën, në mënyrë që trajtimi të përshtatet me progresin tënd.
Vlerësojmë
Kuptojmë problemin, lëvizjen dhe objektivat e tua.
Planifikojmë
Ndërtojmë programin individual të rehabilitimit.
Trajtojmë
Terapia dhe ushtrimet përshtaten sipas progresit.
Rivlerësojmë
Matim rezultatet dhe vendosim hapat e mëtejshëm.
MATJE OBJEKTIVE
Jo vetëm përshtypje.
Edhe të dhëna.
Në vlerësim dhe rivlerësim mund të përdorim VALD HumanTrak për matje objektive të lëvizjes dhe funksionit.
Kjo na ndihmon të krahasojmë rezultatet dhe të kuptojmë më qartë progresin gjatë programit.
JASHTË PROGRAMIT
Ke nevojë vetëm për disa seanca?
Seanca fizioterapie mund të kryhen edhe jashtë programit kur kjo është zgjedhja e duhur.
TRANSPARENCË
Rekomandojmë atë që të duhet.
Jo programin më të gjatë. Jo programin më të shtrenjtë. Programin që ka kuptim për gjendjen tënde.
Fillo me një vlerësim→
