Duhet te dish qe kontrata e punes ofrohet FALAS, asnje pagese ne Shqiperi dhe asnje pagese ne Gjermani.

Qendra jone TREKA ka filluar bashkepunimin me kliniken Gjermane Physio For Life e cila ndodhet ne qytetin e Dordmund.

Qellimi i klinikes ne Gjermani eshte te punesoje fizioterapiste me eksperience nga Shqiperia. Qellimi i qendres sone eshte te rekomandoje fizioterapiste te pergatitur dhe te gatshem te punojne me pacient.

Per fizioterapistet qe jane pa eksperience, duhet ti nenshtrohen patjeter nje trajnimi dhe nje periudhe praktike ne qendren tone dhe pasi te jene pergatitur atehere do te rekomandohen ne kliniken Gjermane.

Pergjegjesia e qendres sone eshte te rekomandoje fizioterapiste te pergatitur.

Informacione rreth klinikes Gjermane

Klinika quhet Physio For Life dhe aktualisht kane te hapur dy klinika ne Dordmund. Klinika e pare eshte ne Lütgendortmund qe eshte klinika e madhe, me pajisje ushtrimore dhe ka 10 dhoma fizioterapie. Klinika e dyte eshte ne Oespel me dy kate dhe ka 6 dhoma fizioterapie dhe 2 Ergoterapie. Administratoret e kesaj klinke jane Sami Saleh dhe David Greene dhe kane nisur aktivitetin para 11 vitesh. Te dy jane fizioterapiste.

Benefitet qe te ofrohen nga klinika Gjermane:

  • Program monitorimi gjate gjithe procesit te njohjes se diplomes.
  • Rroga fillestare 2,650 euro deri ne momentin e njohjes se diplomes. Pas njohjes se diplomes nga 3,000 euro ne fillimet dhe me tej nga performanca dhe trajnimet shkon deri ne 3,800 euro.
  • Sigurimi i nje vendbanimi ne studio apartament 20 m2 me tualet me vete, nje kuzhine ku gatuan dhe krevati. Ndertese e re. Kushton 450 euro qeraja me te gjitha uje, drita dhe ngrohje. Per 2 muajt e para do te paguhen nga klinika. Ne vazhdim pagesa duhet te vijoj vet nga fizioterapisti.
  • Mundesia per tu zhvilluar me trajnime te vazhdueshme profesionale.
  • Mbulimi i shpenzimeve te transportit publik ose karburantit.

Cfare duhet te kesh:

  • Niveli i gjuhes B1 te Gjermanishtes, ose ne process te kryerjes se gjuhes
  • Licensen Shqiptare te fizioterapise
  • Deshire dhe motivim per tu permiresuar
  • Aftesi komunikuese me pacientet dhe koleget
  • Aftesi dhe njohuri profesionale ne trajtimin e probleme ortopedike, reumatologjike, sportive dhe neurologjike

Sherbimet qe ofrohen nga qendra TREKA:

  • Trajnim dhe praktik per fizioterapistet pa eksperience apo qe nuk ndihen te sigurt per te punuar me pacient
  • Konsulence mbi pergatitjen e dokumenteve
  • Prezantimin dhe lidhjen tuaj me kliniken Gjermane

Nese ke interes na kontakto direkt ne numrin 0696087652