Trajnim për Disfunksionet Temporomandibulare (TMJ)
Kohëzgjatja: 2 ditë | Ora: 09:00 – 14:00 | Çmimi: 12,000 lekë
Certifikatë: Po — pas përfundimit pajiseni me certifikatë zyrtare.
Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit
- Anatomia e artikulacionit temporomandibular: struktura, muskujt përreth dhe lidhja me sistemin nervor.
- Biomekanika e nofullës: lëvizjet fiziologjike dhe ndryshimet patologjike.
- Shkaqet e disfunksionit: bruksizmi, trauma, stresi, çrregullimet posturale dhe faktorët dentarë.
Teknikat manuale praktike
- Palpimi dhe vlerësimi manual: identifikimi i tensioneve muskulare dhe kufizimeve të lëvizjes.
- Teknika të relaksimit muskulor: për muskujt maseter, pterigoid dhe temporalis.
- Mobilizimi i TMJ: teknika të buta për rritjen e lëvizshmërisë.
- Teknika për integrim postural: lidhja e funksionit të nofullës me shtyllën kurrizore dhe qafën.
Integrimi i trajtimit në praktikën fizioterapeutike
- Dhimbjet e kokës dhe migrenat: si lidhen me disfunksionin e nofullës.
- Dhimbjet e qafës dhe shpatullave: ndikimi i TMJ tek postura cervikale.
- Çrregullimet e përtypjes dhe hapjes së gojës: kufizime dhe devijime.
- Rasti klinik: integrimi i teknikave manuale me ushtrime specifike.
Pse të merrni pjesë në këtë trajnim?
Ky trajnim për disfunksionet temporomandibulare (TMJ) është i dedikuar për fizioterapistë dhe profesionistë të shëndetit që duan të thellojnë njohuritë në këtë fushë. Përmes teknikave praktike, pjesëmarrësit do të mësojnë të vlerësojnë, trajtojnë dhe të integrojnë menaxhimin e TMJ në praktikën klinike.

