Trajnim për Disfunksionet Temporomandibulare (TMJ)

Kohëzgjatja: 2 ditë | Ora: 09:00 – 14:00 | Çmimi: 12,000 lekë

Certifikatë: Po — pas përfundimit pajiseni me certifikatë zyrtare.

Regjistrohu Ketu

Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit

  • Anatomia e artikulacionit temporomandibular: struktura, muskujt përreth dhe lidhja me sistemin nervor.
  • Biomekanika e nofullës: lëvizjet fiziologjike dhe ndryshimet patologjike.
  • Shkaqet e disfunksionit: bruksizmi, trauma, stresi, çrregullimet posturale dhe faktorët dentarë.

Teknikat manuale praktike

  • Palpimi dhe vlerësimi manual: identifikimi i tensioneve muskulare dhe kufizimeve të lëvizjes.
  • Teknika të relaksimit muskulor: për muskujt maseter, pterigoid dhe temporalis.
  • Mobilizimi i TMJ: teknika të buta për rritjen e lëvizshmërisë.
  • Teknika për integrim postural: lidhja e funksionit të nofullës me shtyllën kurrizore dhe qafën.

Integrimi i trajtimit në praktikën fizioterapeutike

  • Dhimbjet e kokës dhe migrenat: si lidhen me disfunksionin e nofullës.
  • Dhimbjet e qafës dhe shpatullave: ndikimi i TMJ tek postura cervikale.
  • Çrregullimet e përtypjes dhe hapjes së gojës: kufizime dhe devijime.
  • Rasti klinik: integrimi i teknikave manuale me ushtrime specifike.

Pse të merrni pjesë në këtë trajnim?

Ky trajnim për disfunksionet temporomandibulare (TMJ) është i dedikuar për fizioterapistë dhe profesionistë të shëndetit që duan të thellojnë njohuritë në këtë fushë. Përmes teknikave praktike, pjesëmarrësit do të mësojnë të vlerësojnë, trajtojnë dhe të integrojnë menaxhimin e TMJ në praktikën klinike.

Çmimi: 12,000 lekë. Certifikatë: Po — pjesëmarrësit pajisen me certifikatë pas përfundimit.
Regjistrohu Ketu
Na kontaktoni për më shumë informacion: [email protected] | Tel: +355 68 94 60 692