Treka Fizio

Dr. Klejda Tani, PhD

Fizioterapiste, pedagoge dhe drejtuese klinike

Me mbi 15 vite përvojë klinike dhe akademike, Dr. Klejda Tani është e fokusuar në vlerësimin, trajtimin dhe rehabilitimin e problemeve muskuloskeletore, duke kombinuar praktikën klinike me edukimin dhe kërkimin shkencor.

Dr. Klejda Tani, fizioterapiste dhe drejtuese e Treka Fizio
15+ vite eksperiencë klinike, akademike dhe në edukimin e fizioterapistëve

Një rrugëtim i ndërtuar mbi dijen, përvojën dhe përgjegjësinë

Dr. Klejda Tani është fizioterapiste, pedagoge dhe themeluese e Treka Fizio. Gjatë karrierës së saj ka kombinuar punën e drejtpërdrejtë me pacientët me mësimdhënien dhe zhvillimin profesional të fizioterapistëve të rinj.

Puna e saj klinike mbështetet te një vlerësim i detajuar i pacientit, ku qëllimi nuk është vetëm identifikimi i zonës së dhimbjes, por kuptimi i faktorëve që e kanë shkaktuar dhe që vazhdojnë ta mbajnë problemin aktiv.

Nëpërmjet Treka Fizio, Dr. Klejda Tani synon të ndërtojë një standard fizioterapie ku pacienti ndihet i dëgjuar, i informuar dhe i sigurt gjatë të gjithë procesit të rehabilitimit. Trajtimi bazohet në terapi manuale, ushtrime terapeutike dhe plane individuale të përshtatura për nevojat e çdo pacienti.

“Nuk trajtojmë vetëm vendin ku dhemb. Përpiqemi të kuptojmë arsyen pse problemi është krijuar.”

01

Vlerësim i kujdesshëm

Çdo proces trajtimi nis me kuptimin e plotë të problemit.

02

Trajtim individual

Plani përshtatet sipas gjendjes, nevojave dhe objektivave të pacientit.

03

Komunikim i ndershëm

Pa premtime të pavërteta dhe pa seanca të panevojshme.

Formimi dhe eksperienca

Një rrugëtim mes praktikës klinike dhe botës akademike

Formimi ndërkombëtar, eksperienca klinike dhe angazhimi i vazhdueshëm në mësimdhënie e kërkim shkencor kanë ndërtuar qasjen profesionale të Dr. Klejda Tanit. Puna e saj ndërthur trajtimin e pacientëve me edukimin e brezave të rinj të fizioterapistëve.

01

Arsimi dhe formimi akademik

Bachelor

Bachelor në Fizioterapi

Universiteti i Karlit, Charles University, Pragë, Republika Çeke.

Master Shkencor

Master Shkencor në Fizioterapi

Universiteti i Karlit, Charles University, Pragë, Republika Çeke.

Doktoraturë

Studime doktorale në Fizioterapi

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

02

Karriera akademike

Shtator 2021 – Aktualisht

Lektore me kohë të plotë

Universiteti i Sporteve të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit.

Shtator 2016 – Shtator 2021

Asistente/Lektore me kohë të plotë

Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

Nëntor 2012 – Shtator 2016

Asistente/Lektore me kohë të plotë

Universiteti ALDENT, Tiranë.

Eksperiencë klinike

Fizioterapiste dhe drejtuese klinike

Pas eksperiencës profesionale në Pragë, ajo u rikthye në Tiranë, ku vijoi paralelisht praktikën klinike dhe angazhimin akademik.

Eksperiencë ndërkombëtare

Lektore e ftuar në programe Erasmus+

Angazhimi në programe ndërkombëtare ka krijuar mundësi për shkëmbim akademik, bashkëpunim me universitete evropiane dhe ndarje të eksperiencës në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit.

Lituani Lithuanian University of Health Sciences Kaunas, Lituani
Poloni Wroclaw Medical University Wroclaw, Poloni
Formimi profesional

Specializimet kryesore

Dr. Klejda Tani ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme trajnime teorike dhe praktike brenda dhe jashtë Shqipërisë, me fokus në përditësimin e njohurive dhe metodave profesionale.

01

Dynamic Neuromuscular Stabilization

Metodë posturale që fokusohet te kontrolli neuromuskular, stabilizimi dhe organizimi funksional i lëvizjes.

02

STECCO Fascial Manipulation Therapy

Qasje e specializuar në vlerësimin dhe trajtimin e sistemit fascial dhe ndikimit të tij në lëvizje dhe funksion.

Kërkimi shkencor

Fushat e interesit kërkimor

Rehabilitimi neurologjik Rehabilitimi respirator Teknikat e trajtimit fascial Terapia posturale
Kërkim dhe kontribut akademik

Publikime shkencore

Puna kërkimore e Dr. Klejda Tanit përfshin skoliozën te fëmijët, rehabilitimin muskuloskeletor, osteoartritin e gjurit, neuroplasticitetin, fizioterapinë në terapi intensive dhe zhvillimin e shërbimeve të rehabilitimit.

Praktika klinike

Fushat e ekspertizës

Eksperienca klinike e Dr. Klejda Tanit është e fokusuar në vlerësimin, trajtimin dhe rehabilitimin e problemeve muskuloskeletore, duke kombinuar terapinë manuale, ushtrimet terapeutike dhe edukimin e pacientit.

02

Terapia manuale

Përdorimi i teknikave manuale për vlerësimin dhe trajtimin e kufizimeve të lëvizjes, tensioneve të indeve dhe problemeve të sistemit muskuloskeletor.

03

Vlerësimi funksional

Ekzaminim i lëvizjes, posturës, forcës dhe kontrollit motor për të kuptuar faktorët që lidhen me dhimbjen dhe kufizimin funksional.

04

Rehabilitimi pas operacionit

Plane progresive për rikthimin e lëvizshmërisë, forcës dhe aktivitetit të përditshëm pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

05

Rehabilitimi sportiv

Vlerësim dhe rehabilitim pas dëmtimeve sportive, me fokus në rikthimin e sigurt në aktivitet dhe reduktimin e rrezikut të përsëritjes së dëmtimit.

06

Edukimi i pacientit

Shpjegim i qartë i problemit dhe udhëzim praktik për mënyrën se si pacienti mund të marrë pjesë aktivisht në procesin e rehabilitimit.

Qasja klinike

Çdo rast është unik. Për këtë arsye, çdo plan trajtimi ndërtohet mbi një vlerësim të detajuar dhe objektiv.

Bazat e Ekzaminimit në Fizioterapi nga Dr. Klejda Tani
Libër profesional Për studentë dhe profesionistë të fizioterapisë
Libri

Bazat e Ekzaminimit në Fizioterapi

Nga Dr. Klejda Tani, PhD

“Bazat e Ekzaminimit në Fizioterapi” është një material profesional që fokusohet te procesi i ekzaminimit, vlerësimit dhe arsyetimit klinik në fizioterapi.

Libri synon të ndihmojë studentët dhe fizioterapistët të zhvillojnë një qasje më të strukturuar ndaj pacientit, duke kuptuar jo vetëm simptomën, por edhe faktorët që ndikojnë në lëvizje, funksion dhe rikuperim.

Një trajtim i mirë fillon me një ekzaminim të kujdesshëm dhe me kuptimin e plotë të problemit të pacientit.

01 Parimet bazë të ekzaminimit në fizioterapi
02 Vlerësimi i lëvizjes dhe funksionit
03 Arsyetimi klinik dhe vendimmarrja profesionale
04 Lidhja ndërmjet ekzaminimit dhe planit të trajtimit
Intervista televizive

Dr. Klejda Tani në media

Gjatë viteve, Dr. Klejda Tani është ftuar në televizione dhe programe të ndryshme për të folur mbi fizioterapinë, rehabilitimin, parandalimin e problemeve dhe rëndësinë e lëvizjes për shëndetin.

Intervistë me Dr. Klejda Tani për dhimbjet e shpinës dhe mesit
News24 · Vila24

Si të menaxhojmë dhimbjet e shpinës dhe mesit?

Shiko videon
Dr. Klejda Tani flet për lidhjen mes dhimbjes së kokës, qafës dhe nofullës
News24

Dhimbja e kokës: si ndikojnë qafa dhe nofullat?

Shiko videon
Dr. Klejda Tani flet për pasojat e qëndrimit ulur
Intervistë televizive

Çfarë i ndodh trupit kur qëndrojmë ulur për tetë orë?

Shiko videon
Dr. Klejda Tani flet për skoliozën dhe çantat e shkollës
Në Shtëpinë Tonë

A shkaktojnë çantat e shkollës skoliozë?

Shiko videon
Dr. Klejda Tani flet për dhimbjet kronike të qafës dhe shpinës
Në Shtëpinë Tonë

Dhimbjet kronike të qafës dhe shpinës

Shiko videon
Dr. Klejda Tani shpjegon si të menaxhojmë dhimbjen akute të qafës
Në Shtëpinë Tonë

Si të menaxhojmë dhimbjen akute të qafës?

Shiko videon
Arkiva e plotë Shiko të gjitha intervistat e Dr. Klejda Tanit

Eksploro arkivën e plotë të intervistave, të organizuar sipas temave, me kërkim dhe filtra për të gjetur më lehtë videon që të intereson.

Filozofia profesionale

Qasja ndaj pacientit

Për Dr. Klejda Tanin, fizioterapia nuk është thjesht trajtimi i zonës ku shfaqet dhimbja. Procesi fillon me kuptimin e plotë të problemit, ndikimit të tij në lëvizje dhe objektivave reale të pacientit.

01

Nuk trajtojmë vetëm vendin ku dhemb. Përpiqemi të kuptojmë pse problemi është krijuar.

Çdo pacient ka një histori, një mënyrë të veçantë lëvizjeje dhe objektiva të ndryshme. Për këtë arsye, trajtimi nuk duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

01

Vlerësim para trajtimit

Procesi nis me dëgjimin e pacientit, ekzaminimin e lëvizjes dhe identifikimin e faktorëve që mund të lidhen me problemin.

02

Plan individual

Trajtimi përshtatet sipas gjendjes, nivelit të funksionit, aktivitetit dhe objektivave të çdo pacienti.

03

Komunikim i qartë

Pacientit i shpjegohet problemi, mënyra e trajtimit dhe roli që ai ka në procesin e rikuperimit.

04

Trajtim i ndershëm

Pa premtime të pavërteta, pa krijuar varësi dhe pa vazhduar me seanca kur ato nuk janë më të nevojshme.

Qëllimi

Pacienti të kuptojë problemin, të rikthejë funksionin dhe të ndihet më i sigurt në lëvizje.