Trajnim për Skoliozën — Metoda Schroth, DNS & Spiraldynamik

Kohëzgjatja: 2 ditë  |  Ora: 09:00 – 14:00  |  Çmimi: 12,000 lekë

Certifikatë: Po — pajiseni me certifikatë pas përfundimit të trajnimit.

Regjistrohu ketu

Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit për Skoliozën

Ky trajnim për skoliozën kombinon teori dhe praktikë. Përqendrohemi te metoda me provë klinike që përdoren në fizioterapi:

  • Skolioza: përkufizimi, klasifikimi, llojet dhe problematikat e devijimit struktural.
  • Metoda Schroth: parimet dhe aplikimi praktik në skoliozë.
  • Koncepti Spiraldynamik: parimet dhe aplikimi praktik.
  • Dynamic Neuromuscular Stabilization (DNS): parimet dhe aplikimi praktik në trajtimin e skoliozës.

Programi i Trajnimit

Programi i trajnimit ka në qendër mënyrat e ekzaminimit të skoliozës, duke përfshirë vlerësimin objektiv, ekzaminimin radiografik dhe interpretimin e rezultateve për identifikimin e deformimeve të shtyllës kurrizore.

Në kuadër të tij trajtohen gjithashtu teoritë dhe qasjet ndërkombëtare më të njohura për menaxhimin e skoliozës, si metodat Schroth, Spiraldynamik dhe Dynamic Neuromuscular Stabilization (DNS). Pjesëmarrësit do të njihen me karakteristikat e skoliozës torakale, lumbare, torako-lumbare dhe cerviko-torakale, si dhe me mënyrat praktike të punës për secilin tipar të saj.

Programi synon të theksojë rëndësinë e ushtrimeve specifike posturale dhe të frymëmarrjes si pjesë e procesit të korrigjimit, duke ofruar një kombinim të njohurive teorike dhe demonstrimeve praktike që ndihmojnë në përmirësimin e qëndrimit, lëvizshmërisë dhe funksionalitetit të pacientëve me skoliozë.

Pse të zgjidhni këtë trajnim?

Ky trajnim ofron qasje praktike dhe të përditësuar në trajtimin fizioterapeutik të skoliozës. Përfshin metodat ndërkombëtare: Schroth, Spiraldynamik dhe DNS. Teknikat janë të aplikueshme menjëherë në praktikën klinike.

Target: fizioterapistë, studentë të rehabilitimit, specialistë të shëndetit që duan të avancojnë në trajtimin e skoliozës.

Çmimi: 12,000 lekë. Certifikatë: Po — pjesëmarrësit marrin certifikatë zyrtare pas përfundimit. Regjistrohu Ketu. Na kontaktoni për më shumë informacione: [email protected] | Tel: +355 68 94 60 692