Terapi manipulative dhe lirim myofascial në trajtimin e disfunksioneve muskuloskeletale
Kohëzgjatja: 2 ditë | Data: 25–26 Prill 2026 | Çmimi: 200 Euro
Pjesëmarrës: Deri në 20 pjesëmarrës
Lektor: Prof. Ass. Dr. Ardian Kadolli
Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit
Ky trajnim praktik është i dedikuar për fizioterapistët që duan të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në terapinë manipulative dhe lirim myofascial në trajtimin e disfunksioneve muskuloskeletale.
- Hyrje në terapinë manipulative dhe rolin e saj në fizioterapi
- Anatomia e regjionit cervikal dhe lidhja e saj me disfunksionet muskuloskeletale
- Kokëdhimbjet cervikogjenike dhe format e tyre
- Marrja e anamnezës dhe arsyetimi klinik (clinical reasoning)
- Ekzaminimi klinik i pacientit: inspektim postural, ROM, palpim dhe teste funksionale
- Testet premanipulative, indikacionet, kontraindikacionet dhe siguria klinike
Për kë është ky kurs
Ky trajnim është i përshtatshëm për profesionistët që punojnë në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit muskuloskeletor.
- Fizioterapistë që duan të zhvillojnë aftësitë në terapinë manuale
- Fizioterapistë që punojnë me pacientë me dhimbje cervikale, torakale dhe lumbare
- Profesionistë të rehabilitimit që duan të përmirësojnë arsyetimin klinik
- Fizioterapistë që duan të mësojnë teknika praktike të manipulimeve dhe mobilizimeve
- Fizioterapistë që duan të avancojnë në trajtimin e disfunksioneve muskuloskeletale
Teknikat manuale praktike
- Myofascial release për regjionin cervikal dhe strukturat përreth
- Trigger point manual
- Deep friction
- Muscle Energy Techniques (MET) për segmentet cervikale
- Mobilizime dhe manipulime për C0–C3
- Manipulime për C4–C6 dhe C7–Th1
- Mobilizimi i artikulacionit sternoklavikular dhe brinjës së parë
- Mobilizimi i scapulës dhe regjionit torakal superior
Dita e parë e trajnimit
Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit do të mësojnë të realizojnë një ekzaminim të detajuar klinik të pacientit me dhimbje cervikogjenike. Trajnimi fillon me anatominë e regjionit cervikal, analizën e kokëdhimbjeve, anamnezën dhe clinical reasoning.
- Inspektimi postural në plan frontal dhe transversal
- Analiza në pozicion supinacion
- Vlerësimi i ROM aktiv dhe pasiv
- Palpimi i muskujve dhe strukturave të thella e sipërfaqësore
- Sharp-Purser
- Testi për ligamentin transvers
- Testi për ligamentin alar
- Testi për arterien vertebrale
Në pjesën e dytë të ditës së parë do të praktikohen teknikat e indeve të buta, MET për regjionin cervikal dhe integrimi i teknikave manuale me ushtrime bazike të stabilizimit cervikal.
Dita e dytë e trajnimit
Në ditën e dytë fokusi kalon në fizioterapinë manipulative dhe efektin e saj neurofiziologjik. Pjesëmarrësit do të mësojnë parimet biomekanike dhe neurofiziologjike të manipulimit, indikacionet dhe kontraindikacionet, rreziqet e mundshme, si edhe pozicionimin korrekt të pacientit dhe terapistit.
- Mobilizimi i pjesës torakale
- Manipulimi i pjesës torakale, superiore dhe inferiore
- Manipulimi i brinjëve 2–4
- Teknikat e lëshimit myofascial në regjionin lumbal
- Manipulimi i pjesës lumbale dhe lumbosakrale
- Manipulimi i artikulacionit glenohumeral, cubitit dhe kyçit të dorës
- Traksioni i artikulacionit koksofemoral
- Manipulimi i kokës së fibulës dhe kyçit të këmbës
Në fund të ditës së dytë do të realizohet praktikimi i plotë i të gjitha teknikave manipulative të mësuara dhe diskutimi klinik mbi rastet praktike.
Pse të merrni pjesë në këtë trajnim?
Ky kurs është i ndërtuar për fizioterapistë që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në ekzaminimin klinik, terapinë manipulative dhe trajtimin manual të disfunksioneve muskuloskeletale.
Përmes kombinimit të teorisë me praktikën intensive, pjesëmarrësit do të fitojnë teknika të aplikueshme menjëherë në praktikën e përditshme klinike.
Çmimi: 200 Euro për të dy ditët. Pjesëmarrës: maksimumi 20. Për aplikim plotësoni formularin:
Kliko këtu.

