Terapi manipulative dhe lirim myofascial në trajtimin e disfunksioneve muskuloskeletale

Kohëzgjatja: 2 ditë | Data: 25–26 Prill 2026 | Çmimi: 200 Euro

Pjesëmarrës: Deri në 20 pjesëmarrës

Lektor: Prof. Ass. Dr. Ardian Kadolli

Regjistrohu këtu

Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit

Ky trajnim praktik është i dedikuar për fizioterapistët që duan të avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në terapinë manipulative dhe lirim myofascial në trajtimin e disfunksioneve muskuloskeletale.

  • Hyrje në terapinë manipulative dhe rolin e saj në fizioterapi
  • Anatomia e regjionit cervikal dhe lidhja e saj me disfunksionet muskuloskeletale
  • Kokëdhimbjet cervikogjenike dhe format e tyre
  • Marrja e anamnezës dhe arsyetimi klinik (clinical reasoning)
  • Ekzaminimi klinik i pacientit: inspektim postural, ROM, palpim dhe teste funksionale
  • Testet premanipulative, indikacionet, kontraindikacionet dhe siguria klinike

Për kë është ky kurs

Ky trajnim është i përshtatshëm për profesionistët që punojnë në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit muskuloskeletor.

  • Fizioterapistë që duan të zhvillojnë aftësitë në terapinë manuale
  • Fizioterapistë që punojnë me pacientë me dhimbje cervikale, torakale dhe lumbare
  • Profesionistë të rehabilitimit që duan të përmirësojnë arsyetimin klinik
  • Fizioterapistë që duan të mësojnë teknika praktike të manipulimeve dhe mobilizimeve
  • Fizioterapistë që duan të avancojnë në trajtimin e disfunksioneve muskuloskeletale

Apliko për kursin

Teknikat manuale praktike

  • Myofascial release për regjionin cervikal dhe strukturat përreth
  • Trigger point manual
  • Deep friction
  • Muscle Energy Techniques (MET) për segmentet cervikale
  • Mobilizime dhe manipulime për C0–C3
  • Manipulime për C4–C6 dhe C7–Th1
  • Mobilizimi i artikulacionit sternoklavikular dhe brinjës së parë
  • Mobilizimi i scapulës dhe regjionit torakal superior

Dita e parë e trajnimit

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit do të mësojnë të realizojnë një ekzaminim të detajuar klinik të pacientit me dhimbje cervikogjenike. Trajnimi fillon me anatominë e regjionit cervikal, analizën e kokëdhimbjeve, anamnezën dhe clinical reasoning.

  • Inspektimi postural në plan frontal dhe transversal
  • Analiza në pozicion supinacion
  • Vlerësimi i ROM aktiv dhe pasiv
  • Palpimi i muskujve dhe strukturave të thella e sipërfaqësore
  • Sharp-Purser
  • Testi për ligamentin transvers
  • Testi për ligamentin alar
  • Testi për arterien vertebrale

Në pjesën e dytë të ditës së parë do të praktikohen teknikat e indeve të buta, MET për regjionin cervikal dhe integrimi i teknikave manuale me ushtrime bazike të stabilizimit cervikal.

Dita e dytë e trajnimit

Në ditën e dytë fokusi kalon në fizioterapinë manipulative dhe efektin e saj neurofiziologjik. Pjesëmarrësit do të mësojnë parimet biomekanike dhe neurofiziologjike të manipulimit, indikacionet dhe kontraindikacionet, rreziqet e mundshme, si edhe pozicionimin korrekt të pacientit dhe terapistit.

  • Mobilizimi i pjesës torakale
  • Manipulimi i pjesës torakale, superiore dhe inferiore
  • Manipulimi i brinjëve 2–4
  • Teknikat e lëshimit myofascial në regjionin lumbal
  • Manipulimi i pjesës lumbale dhe lumbosakrale
  • Manipulimi i artikulacionit glenohumeral, cubitit dhe kyçit të dorës
  • Traksioni i artikulacionit koksofemoral
  • Manipulimi i kokës së fibulës dhe kyçit të këmbës

Në fund të ditës së dytë do të realizohet praktikimi i plotë i të gjitha teknikave manipulative të mësuara dhe diskutimi klinik mbi rastet praktike.

Regjistrohu këtu

Pse të merrni pjesë në këtë trajnim?

Ky kurs është i ndërtuar për fizioterapistë që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në ekzaminimin klinik, terapinë manipulative dhe trajtimin manual të disfunksioneve muskuloskeletale.

Përmes kombinimit të teorisë me praktikën intensive, pjesëmarrësit do të fitojnë teknika të aplikueshme menjëherë në praktikën e përditshme klinike.

Çmimi: 200 Euro për të dy ditët. Pjesëmarrës: maksimumi 20. Për aplikim plotësoni formularin:
Kliko këtu.